Fillon edicioni i ri në Bundesligë, Nagelsmann e fillon sonte aventurën e tij me Bayernin në nivelin elitar të futbollit gjerman

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 11:01
Fillon edicioni i ri në Bundesligë, Nagelsmann e fillon sonte aventurën e tij me Bayernin në nivelin elitar të futbollit gjerman

Emocionet e ligave më të mëdha evropiane rikthehen përsëri sonte pas një pauze të gjatë verore.

La Liga, Premier League dhe Bundesliga e fillojnë në këtë javë aktivitetin për edicionin e ri.

Bayern Munich e luan sonte ndeshjen e parë ndaj Borussia Monchengladbach.

Kampioni absolut i Gjermanisë, Bayern Munich do të tentojë që ta fillojë mbarë sezonin e ri në “Borussia-Park”.  Ka pasur ndryshime të mëdha në stafin teknik të kësaj skuadre.

Largimi i Hansi Flick dhe ardhja e trajnerit të ri Julian Nagelsmann, natyrisht që ka ndryshuar edhe formën e lojës që kjo skuadër do të aplikojë.

Megjithatë, ndeshjet para-sezonale nuk kanë qenë aspak pozitive për skuadrën bavareze. Nga katër ndeshje të luajtura, tri i humbi, kurse një përfundoi me barazim.

Pikërisht ishte Borussia Monchenglabach ajo që e mposhti Bayernin në një miqësore me rezultat 2 me 0, por kujtojmë që ndeshja e fundit zyrtare mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 6 me 0 për bavarezët.

Ndeshja e sontme zhvillohet në ora 20:30.

(Kosova Sot Online)