Mësohet data e rihapjes së stadiumit “Santiago Bernabeu”

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 11:04
Mësohet data e rihapjes së stadiumit “Santiago Bernabeu”

Përfundimi i punimeve në “Santiago Bernabeu” është drejt përfundimit, me futbollin që do të kthehet në arenë për rreth një muaj.

12 shtatori mendohet të jetë data e rihapjes së stadiumit të Real Madrid.

Sidoqoftë, ka ende shumë punë për të bërë para se të luhet futboll në të, sidomos në pjeën e fushës.

Disa pjesë të tribunave gjithashtu nuk kanë ulëse, të cilat duhet të korrigjohen shpejt, edhe pse këto konsiderohen të jenë punime të vogla, pavarësisht se sa të rëndësishme janë të dyja për konceptin aktual të një ndeshje futbolli.

Punëtorët aktualisht punojnë afër 24 orë në ditë, në tre ndërrime tetë orëshe, me më shumë se 800 punonjës që punojnë në fushë dhe tribuna.

(Kosova Sot Online)