Ancelotti: Benzema më shumë se sulmues, është lojtar i kompletuar

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 11:13
Ancelotti: Benzema më shumë se sulmues, është lojtar i kompletuar

Real Madridi e ka nisur mbarë sezonin e ri me fitore në udhëtim ndaj Alavesit me rezultat 1:4.

Dy gola të Benzemas, një i Nachos dhe një tjetër i Vinicius i dhanë tri pikët e para “Los Blancos”.

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuri lavde për sulmuesin francez, Benzeman.

“Benzeman, vetëm ta quash sulmues është pak. Ai është një lojtar i kompletuar. Ai gjithashtu ka personalitet të madh. Krahasuar me lojtarin që kam njohur gjashtë vjet më parë, ai është shumë më i kompletuar dhe ka shumë më tepër personalitet” – u shpreh trajneri italian.

(Kosova Sot Online)