Nipi i Muhammad Ali debuton me fitore në boksin profesionist, kishte veshur shortset e gjyshit

  • G.G /
  • 16 August 2021 - 09:52
Nipi i Muhammad Ali debuton me fitore në boksin profesionist, kishte veshur shortset e gjyshit

Nipi i boksierit Muhammad Ali, Nico Ali Walsh ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Ai nderoi gjyshin e tij duke veshur shortset që ai ia kishte dhënë.

21-vcjeçari nuk e pati fare problem duelin me Jordan Weeks, duke e mundur pas 70 sekondave.

Meçi i luajtur në Catoosa, Oklahoma përfundoi ende pa u kryer raundi i pare.

Muhammad Ali fitoi titullin e botës në peshat e rënda tri herë. Ai u njoh si “The Greatest”, ndërsa vdiq në vitin 2016. Ai kishte luftuar me sindromin e Parkinsonit për më shumë se tri dekada.

Ali Walsh, i cili studion për biznes, është djali i vajzës së Muhammad Alis, Rasheda Ali. 

(Kosova Sot Online)