Conte mund të jetë trajner i Arsenalit

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 17:14
Conte mund të jetë trajner i Arsenalit

Ish trajneri i Interit dhe Chelsea, Antonio Conte është njëri prej trajnerëve favorit për ta marrë drejtimin e Arsenalit pasi që Mikel Arteta mund të shkarkohet

Pozita e Artetës është diskutabile për shkak të rezultateve të dobëta që nga sezoni i kaluar, por ajo është luhatur edhe më shumë pasi që Arsenali humbi ndeshjen e parë në Premier Ligë me rezultat 2-0 kundër Brentfordit që këtë vit është promovuar në elitën e futbollit anglez.

Trajneri i Leicester City, Brendan Rodgers është një tjetër favorit, sipas The Sun, por Conte preferohet më shumë.

Conte fitoi Skudeton me Interin pas 10 viteve pritje, por prishi kontratën e tij me marrëveshje të dyanshme për shkak të strategjisë së transferove të Interit.

Frika e tij ishte e drejtë pasi që me t’u larguar ai, Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku u shitën në PSG respektivisht të Chelsea.

Kjo do të ishte një rikthim në Londër për Conte, i cili e kishte fituar Premier ligën me Chelsea.

Ai po ashtu ka qenë në negociata me Tottenham Hotspur gjatë verës por ka dashur që klubi të shpenzojë më shumë që të tregojë ambiciet e tij për të fituar trofe.

Si pjesë e kontratës së shkëputur me Interin Conte e ka edhe një nen ku nuk i lejohet ta marrë në drejtim ndonjë klub italian gjatë këtij sezoni.


(Kosova Sot Online)