Cristiano është një perfeksionist, Mbappe gjithmonë dëshiron më shumë

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 20:13
Cristiano është një perfeksionist, Mbappe gjithmonë dëshiron më shumë

Ish mbrojtësi i Portugalisë ka luajtur me futbollistin më të mirë te të gjitha kohërave  në vendin e tij dhe me fituesin e Botërorit në Monaco

Ricardo Carvalho ka treguar arsyen se pse Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe kanë arritur kulmin e lojës së tyre dhe e kanë arritur standarde të jashtëzakonshme që pak kush mund t’i arrijë në një ndeshje.

Ish mbrojtësi i Portugalisë ka kaluar shumë vite duke luajtur me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, ka fituar Euro 2016 gjatë kësaj kohe si dhe ka kaluar tri sezone se bashku me të në Real Madrid.

Carvahlo e sheh ende Ronaldon në pikun e karrierës së tij, me 36 vjeçarin që nuk ka shenja pensioni dhe ende ka fuqi për të luajtur, andaj nuk është i befasuar që ai ende mbetet njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe kulminacioni i botës moderne.

“Mendoj që njerëzit tani e shohin kështu, po”, tha Carvalho për sajtin KatërKatërDy kur u pyet se a po e sheh bota Ronaldon e vërtetë.

“Ai është rritur shumë me vite, tani është shumë më i pjekur. Një gjë nuk ka ndryshuar kurë, megjithatë; tërë jeta e tij sillet rreth asaj që ai është i suksesshëm”.

“Cristiano është një perfeksionist. Ai nuk kërkon asgjë nga ju që nuk mund ta bëjë vetë”.

“Njerëzit mund ta kritikojnë atë dhe të mos pajtohen më të, por nuk vihet në pyetje puna e tij si futbollist, ai është simboli i Portugalisë në tërë botën – kjo për meritën e tij, ai ka qenë në këtë pozitë për shumë vite tashmë”.

Pasi ishte ndarë me Ronaldon dhe Realin në vitin 2013, Carvaljo pati mundësinë që të luajë në Ligue 1 në Monaco me Mbappe.  

Gjatë kohës së tij në Stade Louis II ai hasi në një talent të hershëm që pritet të këtë ndikim pothuajse të njëjtë glabal sikurse pati Ronaldo.

Mbappe është, me vetëm 22 vjet, katër herë fitues i titullit në Francë dhe njëherë kampion botëror me Francën.

“Ai është një lojtar me pesë yje”, shtoi Carvalho kur u pyet për potencialin e yllit francez që ka vetëm edhe një vit kontratë me Paris Saint-Germain.

“Gjëja më e mirë në futboll është kur takoni fëmijë si ai të cilët bëhen idolë të një turme njerëzisht dhe pastaj e kupton që ai nuk ka ndryshuar dhe është i njëjti djalë që e ke njohur. Ky është Mbappe”.

“Ishte jashtëzakonshme të shohësh një talent si ai duke u rritur. Ne kemi pasur marrëdhënie të mira, kohëve të fundit, kur isha asistent trajner në Marseille, ne luajtëm me PSG në Superkupën e Francës. Ai erdhi nga banka dhe më përshëndeti”.

“Në Monaco, gjithçka që ne kemi folur ishte se si ta ndihmonim atë që të shkonte sa më lart. Kur filloni që të shikoni tipare të tilla mund të ju duket individualist, por e rëndësishme për të është që ai të merr vendime vet. Ai gjithmonë dëshironte të bënte më shumë, ndjente që mundet, por është kruciale për të që ta gjejë baraspeshën në skuadër. Kjo është mënyra se si e rritëm nivelin e tij”.

(Kosova Sot Online)