Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e kalon edhe portierin dhe shënon në fund të ndeshjes për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 09:44
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e kalon edhe portierin dhe shënon në fund të ndeshjes për t’ia siguruar tri pikë skuadrës së tij

Sokol Cikalleshi rezultoti vendimtar për skuadrën e tij me golin e shënuar në fund të takimit me Sivassporin në udhëtim, në kuadër të javës së parë të Superligës së Turqisë.

Kur duheshin pak se dy minuta të që mbyllej koha e rregullt, sulmuesi kavajas i Kombëtares Shqiptare përfitoi nga një gabim trashanik i mbrojtësit kundërshtar në kontrollin e topit, duke shënuar një gol me shumë peshë, pasi përcaktoi fituesin në këtë sfidë, që u mbyll 0-1.

Cikalleshi u aktivizua titullar, sikurse Endri Çekiçi, shoku i tij i skuadrës, me këtë të fundit që la lojën në shtesë, për të fituar sekonda të vyera në mbrojtje të rezultatit.

Sezonin e kaluar, po në Superligën e Turqisë me Konyasporin, Sokol Cikalleshi u aktivizua në 35 ndeshjen ndër të cilat 29 titullar, duke shënuar 8 gola.

(Kosova Sot Online)