Aubameyang-Coutinho, shkëmbimi i papritur

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 11:20
Aubameyang-Coutinho, shkëmbimi i papritur

Barcelona është duke menduar të forcojë edhe më shumë skuadrën aty ku ka nevojë.

Natyrisht, sulmi është reparti që çalon, sidomos pas largimit të Lionel Messit, e dëmtimeve të shpeshta të Sergio Agueros.

Kështu, sipas Sky Sports, Barça i ka propozuar Arsenalin një shkëmbim të Philippe Coutinhos me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Barça ka probleme të mëdha financiare dhe për këtë duhet të largojë sa më parë lojtarë me rroga të larta, siç është Coutinho, që merr dyfishin apo trefishin që do të paguhej Aubaeyang.

Ronald Koeman e ka në sulm vetëm Martin Braithwaite, lojtar që nuk i beson shumë, ani pse e nisi La Ligën furishëm më dy gola dhe një asist he kështu, do të tentojë deri në fund që të marrë Aubaeyangun e pakënaqur në Arsenal.

(Kosova Sot Online)