E lë Romën për Napolin, arrin për teste mjekësore

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 12:42
E lë Romën për Napolin, arrin për teste mjekësore

Së shpejti, Juan Jesus do të jetë zyrtarisht lojtar i Romës.

Ai tashmë ka arritur në Napoli për të kryer testet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratë një vjeçare.

Luciano Spalletti e njeh shumë mirë lojtarin dhe për këtë insistoi që të ribashkohet me të te Napoli.

Jesus ishte pjesë e Romës që nga viti 2016, kur u transferua nga Interi, edhe atje luajti 5 sezone.

Sezonin e kaluar të Roma, Jesus ishte vetëm rezervist dhe shpreson që te Napoli të gjejë vend në 11-she. 

(Kosova Sot Online)