Si mund ta regjistrojë Barcelona Agueron?

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 13:29
Si mund ta regjistrojë Barcelona Agueron?

Barcelona ditë më parë njoftoi se ka arritur të regjistrojë Memphis Depyan, Eric Garcian dhe Rey Manajn.

Kjo ndodhi pasi Gerard Pique pranoi ta ulte pagën për 50%, e që mundësoi regjistrimin e tre futbollistëve.

Por, Sergio Aguero nuk ishte një nga lojtarët e regjistruar për faktin se ai është i dëmtuar, kështu që ka më pak nxitim. 

Nëse Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto pranojnë uljen e pagës, atëherë do të mundësohej regjistrimi i Agueros.

Përveç kësaj, afati kalimtar është i hapur deri më 31 gusht, kështu që lojtarët me paga të larta si Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann ende mund të largohen. 

Barcelona ende po paguan shumë për pagat, pavarësisht këtyre largimeve dhe shkurtimeve të pagave, kështu që ata do të duhet të përpiqen të rregullojnë gjithçka deri më 30 qershor të vitit 2022. 

(Kosova Sot Online)