Messi dhe Mbappe, çfarë dyshe e frikshme – po bëhen gati për sezonin

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 13:31
Messi dhe Mbappe, çfarë dyshe e frikshme – po bëhen gati për sezonin

Kanë ardhur imazhet e para të Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, të cilët po dalin të jenë të frikshëm për çdo kundërshtar në stërvitje.

Ata po bëhen gati për sezonin e ri, sezon që e gjithë bota do t’i kenë sytë nga ta, pasi me shumë gjasa, nëse Mbappe nuk largohet – PSG-ja do të ketë treshen më të frikshme në histori të futbollit.

Leo Messi dhe Mbappe kanë asistuar për njëri-tjetrin në stërvitje, duke u përgatitur sa më mirë që ta bëjnë shpesh këtë edhe në fushë, bashkë me Neymarin, i cili tashmë e njeh shumë mirë Messin dhe mezi pret të luajë sërish me të.

(Kosova Sot Online)