Messi: Kam të njëjtën ëndërr, ta fitoj përsëri Ligën e Kampionëve

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 21:14
 Messi: Kam të njëjtën ëndërr, ta fitoj përsëri Ligën e Kampionëve

Superylli argjentinas ka vënë objektivat e tij me klubin e ri

21 viteve të tij në Barcelonë ju erdhi fundi dhe numri i 10 i Argjentinës Lionel Messi po shikon objektivat e tij të reja me klubin e ri, Paris Saint-Germain.

Derisa të gjithë po njehin minutat për debutimin e tij, Messi ka treguar objektivat për sezonin e ri me skuadrën nga kryeqyteti francez.

“Besoj që PSG janë të përgatitur për të luftuar përsëri pasi që kanë qenë shumë afër viteve të fundit. Unë kam të njëjtën ëndërr që ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve”, tha Messi për beIN Sports.

“Shpresoj të bëj çfarëdo që është e mundshme që ne të arrimë qëllimin tonë, i cili do të thotë shumë për këtë klub, për mua personalisht dhe për tifozët”.

Përvoja në PSG deri me tani

Kur është pyetur për momentet e tij të parë në kryeqytetin francez, ai ka pranuar se ka qenë një udhëtim i egër deri me tani.

“Të them të drejta ishte si i ‘çmendur. Nga momenti kur doli ajo deklaratë, njerëzit filluan të vërshojnë në rrugë pa ditur që unë do të vijë këtu dhe pa pasur diçka të konfirmuar”, tha ai.

“Është përvoja e parë e imja jashtë Barcelonës, duke qenë se isha për kohë të gjatë atje dhe përvoja ishte e tmerrshme. Po e shijoj çdo minutë dhe jam i kënaqur që në start”.

Argjentinasi po ashtu është i kënaqur që është ribashkuar me ish shokun e tij të skuadrës, Neymar.

“Jam shumë i kënaqur që të luajë me Neymar pasi që kemi qenë që një kohë të ndarë, jam shumë i lumtur që do të luajë krah tij. Mendoj që Parisi ka një skuadër spektakulare dhe jam shumë i lumtur që do të jem ditë për ditë me të gjithë”.

“Numri 30 ishte numri i parë që kam luajtur, në vitet e para në Barcelonë. Pas tërë kësaj kohe, me këtë ndryshim kaq të madh, ndjejë se po ia nisi nga fillimi përsëri dhe besoj që është një fillim i ri me numrin 30-të në shpinë”.

(Kosova Sot Online)