Atletico i kërkon 60 milionë euro për Trippier

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 16:00
Atletico i kërkon 60 milionë euro për Trippier

Manchester United dhe Arsenali janë të interesuar për mbrojtësin e djathtë anglez. “Los Colchoneros” nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga kjo shumë e kërkuar për ish-futbollistin e Tottenhamit

Atletico Madridi e ka vendosur çmimin për Kieran Trippier. “Los Colchoneros” i kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit anglez, 

Interesim për mbrojtësin e djathtë kanë shfaqur dy klubet e Premierligës, Manchester United dhe Arsenal. E përditshmja spanjolle “AS” raporton se klubi madrilen është i gatshëm ta shesë lojtarin vetëm për këtë shumë.

Trippier kishte shkëlqyer në Tottenham para se të përfundonte në Atletico Madrid. E tash ai mund të rikthehet në kampionatin anglez nëse ndonjëri klub e paguan shumën e klauzolës së lojtarit. 30 vjeçari është pjesë e kampionit spanjoll që nga viti 2019. 

(Kosova Sot Online)