Lautaro shumë afër vazhdimit të kontratës me Interin

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 16:46
Lautaro shumë afër vazhdimit të kontratës me Interin

Sipas Sky Sport Italia, takimi i parë në mes të Interit dhe agjentëve të Lautaro Martinez për vazhdimin e kontratës ka përfunduar në mënyrë pozitive derisa ai është afër për të arritur një kontratë për pagë vjetore në vlerë prej gjashtë milionë euro

Takimi është mbajtur ashtu si ishte planifikuar para disa jave d dhe ata janë takuar sot (e mërkurë) jashtë syve të publikut, pasi që drejtorët dhe agjenti Alejandro Camano nuk janë takuar në zyrët e klubit.

Pavarësisht kësaj, eksperti i italian i transfereve pranë Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio ka raportuar që takimi ka shkuar mirë dhe dy palët janë afër arritjes se një marrëveshje.

Kontrata e tanishme e Lautaros skadonte në qershorin e vitit 2023 dhe nga ajo ai përfitonte 2.5 milionë euro në sezon, pagë e njëjtë që ai e kishte edhe para se të transferohej në Inter në vitin 2018 në klubin Racing Club Avellaneda.

Prej kalimit të tij në Inter, Martinez fitoi titullin e Serie A dhe Copa American me Argjentinën, kurse këtë vit në drejtim të tij Interi mori oferta 90 milionë euro nga Tottenhami dhe Atletico Madrid.

Megjithatë, me shitjen e Romelu Lukaku në Chelsea, Interi nuk i ndau rrugët me Lautaro Martinezin. Kontrata e re pritet të jetë pesë vite ku ai do të fiton gjashtë milionë euro për sezon. Detalet e saj pritet të përcaktohen gjatë ditëve. Agjenti i tij kërkoi shtatë milionë por pas bisedimeve janë dy palët janë marrë vesh pasi që do të këtë edhe bonuse në bazë të paraqitjeve të tij në fanellën e Interit.


(Kosova Sot Online)