Nëse Mbappe nuk vjen këtë verë, Real Madrid do të tentojë transferimin e Haaland

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 20:28
Nëse Mbappe nuk vjen këtë verë, Real Madrid do të tentojë transferimin e Haaland

Los Blancos në verën e ardhshme mund të transferojnë këtë dyshe në Santiago Bernabeu

Derisa kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të përfundimit të afatit të transferove, të gjithë e dinë që Real Madrid synim kryesor e ka Kylian Mbappe.

 Por ai nuk është vetëm njëri, pasi që plani është hartuar muaj më parë nga Florentino Perez që sunon ti bashkojë Mbappen (22) dhe Erling Haaland (21), dy talentet më të mirë të rinj në sulm, për sezonin 2022/23 duke formuar kështu një sulm që do ta dominonte futbollin europian për dekadën e ardhshme. Kjo është ajo që ka dashur ta thotë Carlo Ancelotti kur tha se “ne shikojmë përpara” derisa ai ju përgjigj thashethemeve për Cristiano Ronaldon të martën.

Më 1 pril, Alf-Inge Haaland, babai i lojtari norvegjez dhe agjenti Mino Raiola kishin ateruar dhe bërë dy takime. Në mëngjes ata ishin takuar me Joan Laporta në Barcelonë, por takimi doli të jetë mashtrim, me shumë fjalë të thata. Takimi i mbrëmjes, megjithatë, me Jose Angel Sanchez dhe Juni Calafat në Valdebebas ishte shumë serioz.

Të dy diskutuan për gjëra të njëjta: kushtet financiare për nënshkrimin me Haaland. Dallimi ishte se Barcelona nuk kishte para por Real Madridi ka. Derisa për Laportën ky ishte një taktik diverzante për të fshehur faktin që klubi i tij është në falimentim, Perez dëshiron që të nënshkruajë me lojtarin.

Real Madridi ka 200 milionë euro për blerje të reja. Prioritet i tyre është që ta marrin Mbappen tani, duke llogaritur që Paris Saint-Germain do ta shet atë për 160 milionë euro nëse pajtohen që të negociojnë dhe pastaj ta sjellin Haaland në verën tjetër për 75 milionë euro, një shifër që mund të rritet në 90 milionë euro bazuar në bonuse, sipas kanalit gjerman, Sport1.

Sidoqoftë, kjo gjë mund të ndryshojë në moment dhe PSG të jenë me fleksibël. Nëse Emiri i Katarit nuk i dëgjon kërkesat e Mbappes që do t’i dorëzojë në duar të Nasser Al-Khelaifi në ditët në vazhdim, pasi ai i tha që nuk e ka në plan të rinovojë, Haaland menjëherë do të bëhet top prioritet i Real Madridit – urgjent madje.

Do të jetë një garë me kohën që të bëhet marrëveshja me Borussia Dortmund. Klubi gjerman nuk dëshiron ta shet për momentin, por ata e dinë që, në verën e vitit 2022, do të shitnin atë me një çmim shumë më të lirë. Realiteti është që Dortmundi është se nuk ka edhe aq shumë fuqi, pasi që nuk mund të mohojnë një ofertë mbi 100 milionë euro për të.

(Kosova Sot Online)