Gjashtë lëvizje dhe dy mistere që pritet të ndodhin gjatë këtij afati të verës në futboll

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 00:00
Gjashtë lëvizje dhe dy mistere që pritet të ndodhin gjatë këtij afati të verës në futboll

Kylian Mbappe, Harry Kane, Lautaro Martinez, Dusan Vlahovic dhe Duvan Zapata mund të jenë pjesë e pazareve në kulmin e emocioneve në fund të këtij afati kalimtar

Kanë mbetur vetëm 13 ditë nga ajo që mund të cilësohet afati më emocionues dhe si shkojnë gjërat ai do të këtë edhe një numër tjetër emocionesh pasi që ende ka marrëveshje të reja në tavolinë.

Përderisa largimi i Lionel Messi nga Barcelona ishte shokues, një lëvizje që mund të zë titujt në histori për afatin e transferove të verës më 2021, ne mund të përballemi edhe me disa befasi tjera.

Më poshtë janë gjashtë marrëveshje të cilat mund të kompletohen para se të mbyllet ky afat kalimtar.

Dusan Vlahovic në Atletico Madrid

Dusan Vlahovic ka shënuar një rritje seznet e fundit në debutimi i tij mahnitës për Fiorentinën më 2020/21, konfirmon që ai është njëri prej sulmuesve më të mirë të ri në Europë.

21 gola të shënuar në Serie A në 37 paraqitje kanë zënë syrin e Atletico Madridit, të cilët janë të përgatitur për të paguar 70 milionë euro për shërbimet e 21 vjeçarit.

Kylian Mbappe në Real Madrid

Derisa çdo ditë kalin, kalimi i mundshëm i Kylian Mbappes në Real Madrid vetëm po rritet.

PSG dëshiron që francezi të qendrojë në klubi dhe se ai nuk mund të ndërrohet, por ai po shikon kalimin në kryeqytetin spanjoll që mund të bëjë edhe një shok në futbollin europian.

Harry Kane në Manchester City

Manchester City janë në kërkim të një sulmuesi të klasit botëror dhe Pep Guardiola nuk e ka fshehur dëshirën e tij që ta sjell Harry Kanein në Etihad.

Akrepat e orës po rrahin por City po përgatit një ofertë që do ia siguron atyre shërbimet e kapitenit të Anglisë.

Jules Kounde në Chelsea

E ardhmja e Jules Kounde ka dominuar titujt e mediave gjatë gjithë këtij afati veror, por ajo duket se do të zgjidhet në ditët në vazhdim.

Chelsea do ta transferojë një mbrojtës të jashtëzakonshëm 22 vjeçar dhe Sevilla do ta shet atë për një shumë rekord, derisa pritet që të dy palët të arrin të një marrëveshje në këtë rast.

Lautaro Martinez në Tottenham

Nëse Kane largohet këtë verë, Tottenham e ka identifikuar sulmuesin e Interit Lautaro Martinez si zëvendësim të tij.

Edhe pse ai është një profil ndryshe nga sulmuesi i Anglisë, ai është po ashtu vrastars në zonë, kurse mozaiku do të përmbushet në ditët në vazhdim ku ai mund të largohet për në Londrën Veriore.

Duvan Zapata dhe Marcus Thuram në Inter

Interi krijoi një skuadër që fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar por ajo u prish këtë verë me largimin e Antonio Conte, Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakus.

Nëse edhe Lautaro largohet pas këtyre treve, Interi do të shikon ta sjell Duvan Zapatan për ta udhëhequr sulmin në Meazza, me kolumbianin që ka treguar se është njëri ndër sulmuesit më të mirë në Serie A me Atalantan.

Me të bërë ai lëvizjen në Inter ati do i bashkohet Marcus Thuram, ku kjo dyshe do të përbënte një dyshe të frikshme në sulmin zikaltër.

Dy misteret: Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldo

Dy lojtarë largimi i të cilëve nuk shihet i mundshëm në këtë verë janë Erling Haaland dhe Cristiano Ronaldo.

Derisa Ronaldo ia ka ofruar shërbimet e tij Real Madridit këtë verë, kjo është refuzuar nga Carlo Ancelotti kurse një largim për në PSG është ende në tavolinë.

Kontrata e Haalandit me Borussia Dortmund është deri në vitin tjetër dhe Bayern Munich dhe Real Madridi do të luftojnë për nënshkrimin e tij.


(Kosova Sot Online)