Lista e Barcelonës për ndeshjen ndaj Bilbaos, ftohet sërish Rey Manaj

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 17:57
Lista e Barcelonës për ndeshjen ndaj Bilbaos, ftohet sërish Rey Manaj

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga ndaj Athletic Bilbaos.

Barcelona e nisi mbarë sezonin e ri me fitore 4:2 ndaj Real Sociedadit, e që ishte starti i një epoke të re të tyre, pa Lionel Messin i cili ka shkuar në PSG.

Në listë shihet edhe emri i sulmuesit shqiptar, Rey Manaj,

Ndërkohë, numri 10-të ende vazhdon të mbetet i paprekur, ndonëse raportohet se Coutinho mund ta bartë atë numër tash e tutje. 

(Kosova Sot Online)