City i gatshëm të dëgjojë ofertat për Laportën, shfaqet Madridi

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 14:08
 City i gatshëm të dëgjojë ofertat për Laportën, shfaqet Madridi

Aymeric Laporte nuk do të pengohet nga Manchester City nëse në zyrat e klubit do të mbërrijë një ofertë serioze.

Kampionët e Anglisë, sipas asaj që shkruan Daily Mail, e lëshojnë mbrojtësin spanjoll për 60 milion sterlina.

Ata duan që të kthejnë pas paratë që kanë shpenzuar për të janarin e vitit 2018.

City pagoi te Athletic Bilbao 65 milion euro asokohe.

Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh qendërmbrojtësin, i cili është nën kontratë me Manchester City deri më 30 qershor 2025.

Derisa tani mediat në Spanjë raportojnë për një interesim të Real Madridit, që përveç Alabas, nuk ka trasnferuar tjetër lojtar në mbrojtje pas largimeve të Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

(Kosova Sot Online)