VAR-i ia mohon golin Salahut

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 15:53
 VAR-i ia mohon golin Salahut

Liverpooli vazhdon ta mposhtë 1-0 Burnleyn në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Anfield’.

Brenda 27 minutave lojë, Liverpooli arriti të shënojë dy herë në Anfieldin e mbushur plot, për herë të parë që prej se shpërtheu pandemia.

Pas Diogo Jotas që shënoi për 1-0 në minutën e 18’, golin e gjeti edhe Mohamed Salah.

Ai realizoi për 2-0 në minutën e 27’, por gëzimi zgjati shkurt.

VAR ndërhyri menjëherë dhe pas rishikimit, u vërtetua se Salah ka qenë në pozitë jashtë loje, duke e bërë kështu të pavlefshëm atë gol.

(Kosova Sot Online)