Broja nuk ftohet as për ndeshjen me Man United, trajneri i Southampton tregon të vërtetën

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 15:32
 Broja nuk ftohet as për ndeshjen me Man United, trajneri i Southampton tregon të vërtetën

Armando Broja duhet të presë për të debutuar me Southampton në Premier League.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili ka kaluar në huazim nga Chelsea te “Shenjtorët”, nuk do të grumbullohet as për duelin kundër Manchester United.

Trajneri Ralph Hasenhuttl ka sqaruar edhe pse do të ndodhë diçka e tillë.

 “Kemi vënë re që javën e shkuar se Brojës i duhet pak kohë të ambientohet në skuadër. Gjithashtu duhet të përshtatet me stilin e lojës që bën Southampton. Presioni për të është pak më i madh se ai që ka Adam Armstrong, por sigurisht Broja është një lojtar i ri dhe ka cilësi që na duhen. Ndaj do i japim kohën që i duhet”, është shprehur trajneri i Southampton.

(Kosova Sot Online)