Tottenham arrin fitore të rëndësishme kundër Wolves

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 17:42
Tottenham arrin fitore të rëndësishme kundër Wolves

Tottenham Hotspur e ka arritur fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë. Kësaj radhe duke e mposhtur skuadrën e papërshtatshme Wolverhampton Wandereres me rezultat 0-1. Dele Alli (9) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje nga penalltia 

Tottenhami ka arritur edhe fitoren e dytë në Premier Ligë. Ata kanë mundur sot skuadrën e papërshtatshme të Wolves me rezultat 0-1.

Pjesa e parë filloi e qetë me skuadrën mysafire që pati më shumë depërtime në zonë dhe rrezikoi disa herë portën e vendasve.

Goli erdhi në minutën e 9 pasi që Jose pati një ndërhyrje tepër të ashpër në zonë dhe gjyqtari Stuart Attwell do të akordonte penallti për Tottenhamin. Në mungesë të Harry Kane, përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë e merr Harry Kane dhe shënon gol për Spurs.

Në minutën e 15, Attwell referoi penallti edhe për Wolves por ishte VAR që ia mohoi vendasve penalltinë.

Luhej minuta e 28-të kur Wolves ishte afër të barazonte përsëri në ndeshje por që Jimenez edhe pse ishte ballë për ballë me portierin Lloris gjuajti mbi portë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1.

Në pjesën e dytë Wolves sulmoi disa herë portën e Lloris, sidomos gjatë minutave të 60-ta ku pati tri shanse të mira. Trincao (60) sulmoi i pari por Lloris priti, pastaj ishte Adama Traore (62) të cilën prapë e priti Lloris dhe në fund goditja me kokë e Jimenez (63) përfundoi jashtë portës.

Wolves nuk u ndalën dhe në minutën e 64-të sulmuan përsëri me Marcal. Pas këtij aksioni Tottenham patën një kundërzbritje të bukur dhe Bergwijn ishte shumë afër për të shënuar në minutën e 66-të.

Harry Kane do të hynte në lojë në këtë ndeshje në vend të Heung min-Son nw minutën e 72-të derisa 10 minuta më vonë ishte afër për ta shënuar golin e dytë për Tottenhamin.

Në fund, Tottenham arriti që ta merr fitoren e dytë në Premier Ligë nga dy ndeshje të luajtura dhe për momentin është në vendin e tretë me gjashtë pikë aq sa ka Liverpool në vendin e parë dhe Brighton në vendin e dytë. 

(Kosova Sot Online)