Vdes në moshën 45-vjeçare shënuesi i golit më të shpejtë në histori të Kroacisë

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 08:33
Vdes në moshën 45-vjeçare shënuesi i golit më të shpejtë në histori të Kroacisë

Lajmi i trishtuar përfshiu Bosnjën dhe Hercegovinën, po ashtu edhe rajonin. 

“Shënuesi i golit më të shpejtë në historinë e HNL (kampionatit kroat), Edin Sharanoviq (45 vjeç), humbi betejën pas një sulmi të rëndë në zemër, raportojnë mediat boshnjake”, transmeton media kroate “24 sata”.

Pas një sulmi në zemër, ai ra në komë. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, por pa sukses.

"Unë do të të kujtoj dhe të dua përgjithmonë, vëllai im. Zoti i dashur ju dhuroftë një parajsë të bukur. Çfarëdo që të shkruaj do të jetë pak për ty.

Ju keni qenë gjithmonë një luftëtar dhe unë do t'ju kujtoj kështu përgjithmonë”, - shkroi ish-lojtari i Sarajevës Haris Handxhiq në Instagram.

Ai luajti dy ndeshje me fanellën e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe la gjurmë si sulmues i Sarajevës. Ai luajti 152 ndeshje, shënoi 40 gola dhe fitoi dy tituj kampioni dhe Kupën e Bosnjës e Hercegovinës.

Ai e filloi karrierën e tij në fanellën e TOSHK nga Teshanj, dhe pas përfundimit të karrierës së tij ai ishte trajner dhe president i klubit në të njëjtin klub.

“Në Kroaci, e kujtojnë atë si shënuesin e golit më të shpejtë në historinë e HNL-së.

Si futbollist i Kamen Ingrad, në vitin 2004 ai shënoi gol për Inter Zapreshiqin pas vetëm dhjetë sekondash dhe sot e kësaj dite ai mbetet rekordmeni i padiskutueshëm i ligës së parë kroate”, shkruan media kroate.

(Kosova Sot Online)