Fenerbahçe nuk dorëzohet për Muriqin

  • S.A /
  • 25 August 2021 - 14:15
Fenerbahçe nuk dorëzohet për Muriqin

Gjiganti turk do të mundohet ta rikthejë në Stamboll sulmuesin kosovar në fund të afatit kalimtar të verës. Lazio do të vendosë përfundimisht për Muriqin në ditët në vazhdim. Fenerbahçe nuk është dorëzuar ende për Vedat Muriqin.

Pasi dështoi ta transferojë Alexander Sorlothin, gjiganti turk ia ka vënë syrin përsëri sulmuesit kosovar.

Gjiganti nga Stambolli po mendon ta huazojë 27 vjeçarin me mundësi blerjeje përfundimtare vitin tjetër.

Mirëpo, Feneri duhet ta presë për përfaqësuesin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi Lazio po mendon t’i shesë Caicedon e Correan nga të cilët do t’i fitojë 40 milionë euro.

Nëse me këto para e blen një sulmues të madh, do t’i hapeshin rrugët e largimit Muriqit.

Sulmuesi prizrenas e pati sezonin e parë dëshpërues në Lazio, ndërsa shpreson që ta tregojë veten në këtë edicion.

Në ditët në vazhdim do të dihet përfundimisht nëse Muriqi do të qëndrojë në Itali apo jo.

Lazio e kishte blerë atë për 17.5 milionë euro nga Fenerbahçe vitin e kaluar.

Muriqi ka kontratë me “Biancocelesti” deri në vitin 2025.

(Kosova Sot Online )