Debutim ëndrrash për Armando Brojën në fanellën e Southamptonit

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 10:49
Debutim ëndrrash për Armando Brojën në fanellën e Southamptonit

Armando Broja debutoi me dy gola te klubi i Southamptonit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua në huazim disa javë më parë, por vetëm mbrëmjen e së mërkurës pati mundësi të grumbullohet e të luante si titullar në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Newport. 

Futbollistit 19-vjeçar në pronësi të Chelseat i mjaftuan vetëm 9 minuta për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 57-n shënoi golin e dytë personal e të 6-in për Southamptonin, që triumfoi me shifrat 0-8. Pas 65 minutash lojë, trajneri Hassenhutl vendosi ta ulë në stol bomberin kuqezi, ndoshta për ta ruajtur për ndeshjen e fundjavës, kur pritet që Broja të debutojë me fanellën e Southamptonit edhe në Premier League.

(Kosova Sot Online )