Mbappe edhe më afër Real Madridit, sipas Marcas

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 23:09
Mbappe edhe më afër Real Madridit, sipas Marcas

Kylian Mbappe është rrugës që të përfundojë në Real Madrid.

Sipas Marcas, Reali dhe PSG janë në bisedime të vazhdueshme për të finalizuar marrëveshjen për transferimin e Mbappe.

PSG nuk mund ta humbasë Mbappe me parametra zero. Vetë lojtari ka qenë i qartë dhe ka shprehur vullnetin për t’u larguar dhe për të nënshkruar me Realin.

Marca shkruan se zyrtarizimi mund të ndodhë gjatë ditës së premte, derisa Mbappe do të prezantohej vetëm pas ndeshjeve të Kombëtareve.


(Kosova Sot Online)