Milani po planifikon ta transferojë Willianin

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 18:58
Milani po planifikon ta transferojë Willianin

Futbollisti brazilian do të largohet nga Arsenali, atë e do edhe klubi brazilian Corinthians. Por, Kuqezinjtë duken të vendosur për ta sjellë atë në “San Siro”

Milani po planifikon ta transferojë Willianin në ditët në vazhdim.

Mesfushori ofanziv brazilian i ka dhënë fund eksperiencës me Arsenalin dhe është në kërkim të klubit të ri.

Interesim për 34 vjeçarin ka shfaqur edhe klubi brazilian, Corinthians.

Mirëpo, “Rossoneri” e kanë ndërmend të intervenojnë dhe ta bëjnë të vetin futbollistin ofanziv në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”.

Willian ka shkëlqyer në futbollin italian viteve të fundit dhe ai do të preferonte të vazhdojë të luajë në nivele të larta.

Nëse nuk arrin ta transferojë ish-futbollistin e Chelseat, Milani do t’ia mësyjë mesfushorit të Portos, Sergio Oliveira. 


(Kosova Sot Online)