Evra publikon bisedën me Ronaldon, portugezi i kishte treguar se po kthehej në Man Utd
Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United bëri bujë të madhe.
Ai u largua nga Juventusi pas tri viteve dhe vendosi të rikthehej në klubin ku u dëshmua si futbollisti i madh.
Të premten pasdite u bë zyrtare se Ronaldo do të rikthehej në Manchester United, edhe pse paraprakisht ishte afër të kalonte te rivali i qytetit, Manchester City.
Ishte ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Patrice Evra që e kishte ditur këtë gjë para se të ndodhte.
Ai në Twitter publikoi një pjesë të bisedës me Ronaldon, ku portugezi i kishte kumtuar lajmin se do të rikthehej.
(Kosova Sot Online)