Tottenhami e vazhdon fillimin e përsosur të sezonit në Premierligë, e mund Watfordin

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 17:29
Tottenhami e vazhdon fillimin e përsosur të sezonit në Premierligë, e mund Watfordin

Tottenhami e ka vazhduar fillimin e përkryer të sezonit të ri në Premierligë, duke e fituar ndeshjen e tretë radhazi, pasi e mundi Watfordin 1:0 të dielën.

Son Heung-Min e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për skuadrën e Nuno Espirito Santo në Tottenham Hotspur Stadium.

Watfordi e bëri Tottenhamin të derdhë shumë djersë për ta arritur fitoren dhe ishte i pafat që e pranoi një gol nga një goditje dënimi e Son, që e mashtroi portierin Daniel Bachmann.

Son shënoi në paraqitjen e tij të 200-të në Premierligë, duke i ndihmuar skuadrës së vet ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në sezonin e ri.

Kjo fitore nënkupton se Tottenhami është lider i Premierligës, ndërsa Warfordi renditet i 12-ti.


(Kosova Sot Online)