Zyrtare: Ruben Dias rinovon kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2027

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 12:03
Zyrtare: Ruben Dias rinovon kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2027

Ruben Dias ka nënshkruar një kontratë të re gjashtë-vjeçare me Manchester City.

24-vjeçari mbërriti në Etihad Stadium nga Benfica gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe bëri një ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e Manchester Cityt.

“Të luash për City i tejkalon të gjitha pritjet e mia dhe është një kënaqësi absolute të jesh pjesë e një skuadre kaq të jashtëzakonshme”, ka thënë Dias për faqen zyrtare të Man Cityt pas rinovimit të kontratës.

(Kosova Sot Online)