Ronaldo publikon foto nga stërvitja me Portugalinë, asnjë reagim për rikthimin në Man Utd

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 22:33
Ronaldo publikon foto nga stërvitja me Portugalinë, asnjë reagim për rikthimin në Man Utd

Gjatë këtyre ditëve do të jenë në aksion kombëtaret, ku do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror që luhet vitin e ardhshëm në Katar.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, i cili u zyrtarizua si futbollist i Manchester Unitedit të shtunën, ka nisur stërvitjet me Portugalinë për ndeshjet e muajit shtator.

Ai publikoi një fotografi nga stërvitja, teksa u shpreh krenar që po e përfaqëson shtetin e tij.

“Është gjithmonë krenari të rikthehem në ekipin kombëtar dhe ta përfaqësojë vendin tonë”, shkroi Ronaldo në Twitter.

Por, ai ende nuk ka reaguar rreth rikthimit të tij në Manchester United.

Në natën kur u zyrtarizua, ai shkroi një mesazh lamtumirër për Juventusin, por pa e përmendur fare Manchester Unitedin. 

(Kosova Sot Online)