Zyrtare: Willian largohet nga Arsenali

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 22:48
Zyrtare: Willian largohet nga Arsenali

Willian nuk është më lojtar i Arsenalit. Është arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën e tij nga sot.

Reprezentuesi brazilian u bashkua me “Topçinjtë” nga Chelsea gushtin e kaluar dhe bëri 38 paraqitje gjatë sezonit 2020/21.

Njoftimin për largimin e ka bërë klubi londinez përmes një komunikate për media.

“Ai kishte edhe dy vjet për të përfunduar kontratën e tij, por pas diskutimeve pozitive dhe konstruktive të kohëve të fundit me të dhe ekipin e tij, ai do të largohet për një mundësi të re me Corinthians në Brazil, ku filloi karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

33-vjeçari pati 25 paraqitje me Arsenalin duke e realizuar një gol, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e klubit dhe të tifozëve.

(Kosova Sot Online)