Real Madridi shumë afër transferimit të Camavingas

  • A.P /
  • 30 August 2021 - 23:56
Real Madridi shumë afër transferimit të Camavingas

Real Madridi është në negociata të avancuara për transferimin e talentit Eduardo Camavinga.

Tashmë ka një ofertë zyrtare në tavolinë për skuadrën franceze, Rennes nga “Los Blancos”.

Marrëveshja nuk është kompletuar 100%, por Camavinga dëshiron të largohet nga Rennes dhe po e preferon kalimin në Madrid.

Real Madridi ka ofruar mbi 30 milionë euro për të. Camavingas i skadon kontrata edicionin e ardhshëm dhe mund të largohet falas.


(Kosova Sot Online)