Juventusi konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me Unitedin

  • S.A /
  • 31 August 2021 - 09:07
Juventusi konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me Unitedin

Juventusi ka dalë me një komunikatë zyrtare rreth shitjes së Cristiano Ronaldos te Manchester United.

Para pak ditësh, Djajtë e Kuq njoftuan se kanë transferuar portugezin nga Zonja e Vjetër, derisa nga ana e këtyre të fundit nuk kishte asnjë reagim.

Por, sot (e marte), Juventusi lëshoi një njoftim në lidhje me kalimin e pesë herë fituesit të Topit të Artë te Manchester United.

“Më 10 korrik 2018, dy ikona të botës evropiane dhe të futbollit u bashkuan – Cristiano Ronaldo u bë lojtar i Juventusit. Sot, pas tre vitesh së bashku dhe 133 paraqitje, 101 gola të shënuar dhe pesë trofe të fituar, atij kapitulli i ka ardhur fundi…. Rrugët e CR7 dhe Juventus janë ndarë”, thuhet fillimisht në njoftimine  Biankonerëve.

“Atë ditë në korrik, kur Cristiano mbërriti në Torino, ndjenja elektrike e atyre ditëve të mrekullueshme mund të ndihej përmes ajrit. Tifozët e Juventusit e mirëpritën CR7 si një mbret, të etur për ta parë atë në fushë dhe për të brohoritur me të. Ishte një histori e madhe”.

“E para e tij na la të impresionuar: dalja e parë në Villar Perosa, ku u bashkuan tradita dhe dëshira për të shkruar një të ardhme të mrekullueshme, ndeshja e parë zyrtare në Verona kundër Chievos, dhe natyrisht, goli i tij i parë, festimi i parë “Siuuu” që bëri jehonë rreth Stadiumit Allianz kundër Sassuolo. Pastaj, ishin trofetë e parë të fituar së bashku: Superkupa e parë, e vendosur padyshim nga ai, titulli i parë Scudetto, dhe këtë vit, Kupën e parë Italiane. Por kjo nuk është e tëra, ai gjithashtu përfundoi për herë të parë në Itali si golashënuesi më i mirë i ligës. Pastaj ishin rekordet e thyera – shumë prej tyre”, thuhet më tej në njoftim.

(Kosova Sot Online )