Nelson largohet nga Arsenali, huazohet në Feynoord

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 20:39
Nelson largohet nga Arsenali, huazohet në Feynoord

Sulmuesi 21 vjeçar largohet si i huazuar pas një sezoni ku pati tetë paraqitje me Gunners

Reiss Nelson është larguar për t’ju bashkuar Feyenoordit në formë huazimi për sezonin 2021/22, kanë konfirmuar të dyja klubet.

21 vjeçari ka vuajtur që të luajë që nga fillimi me skuadrën nga Londra Veriore në dy sezonet e fundit dhe do të përpiqet që formën e tij ta gjejë në Eredivisie.

Nelson ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Arsenalin deri më 2023 para se të largohet për në Feyenoord.

“Ne e kemi përcjellur Reiss për disa muaj. Huazimi i tij në Feyenoord ishte një nga prioritet tona në këtë afat, kështu që ne jemi të lumtur që ja kemi dalë, kështu që ne vetëm e mirëpresim atë sot”, ka thënë drejtori teknik i Feyenoordit, Frank Arnesen për faqen e klubit.

(Kosova Sot Online)