“Mos transferimi i Mbappes, dështim për Real Madridin”

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 23:37
“Mos transferimi i Mbappes, dështim për Real Madridin”

Javi Amaro ka dhënë këtë opinion për Radio Marca

Real Madridi ka dështuar këtë verë në afatin kalimtar pasi që ata nuk kanë arritur ta kompletojnë nënshkrimin e Kylian Mbappes në ditën e fundit të afatit kalimtar, ka theksuar Javi Amaro.

Kërkesa për ta blerë francezin nga Los Blancos ka qarkulluar tërë verën por ajo është ndalur në ditët e fundit, me sugjerimin që oferta e vonë e tyre për të nënshkruar me sulmuesin nuk është serioze dhe se interesi i tyre për lojtarin do të kthehet në verën e ardhshme kur i skadon kontrata.

“Nëse ata nuk transferuan atë, ky është dështim për Real Madridin”, ka thënë gazetari Javi Amaro për Radio MARCA.

“Ata e kanë futur në hipotekë skuadrën e tyre për dy vite për këtë transfer dhe nuk patën sukses. Nëse nuk ka të bëjë për para, mirë atëherë, ai do t’i bashkohet skuadrës i lirë verën e ardhshme”. 


(Kosova Sot Online)