E konfirmon La Liga, Griezmann kthehet në Atletico Madrid – de Jong huazohet në Barcelonë

  • S.A /
  • 01 September 2021 - 09:23
E konfirmon La Liga, Griezmann kthehet në Atletico Madrid – de Jong huazohet në Barcelonë

Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann

Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër. Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.

E derisa Barcelona dhe Atletico nuk i kanë bërë këto transfere zyrtare, sipas faqes se La Ligas në Twitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.

“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle.

Kujtojmë se Griezmann është huazuar në Atletico nga Barcelona. Atleti obligohet ta blejë lojtarin në verë.

Në anën tjetër, Barcelona ka transferuar sulmuesin holandez, që luan në Sevillë, Luuk de Jong si zëvendësues të Griezmann, po ashtu duke e huazuar atë. 

(Kosova Sot Online )