Zyrtare: Ujkani ndërron skuadër por jo kampionat, firmos me skuadren e Empolit

  • S.A /
  • 01 September 2021 - 10:58
Zyrtare: Ujkani ndërron skuadër por jo kampionat, firmos me skuadren e Empolit

Portieri i përfaqësuese së Kosovës, Samir Ujkani është larguar nga Torino, teksa ka firmosur me skuadrën e Empolit në Serie-A.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëserardhjen, portierit i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren shqiptare. Te Empoli, Ujkani do të gjejë dy shqiptarë të tjerë, Nedim Bajramin edhe Ardian Ismajlin.

(Kosova Sot Online )