Shqipëria kthehet kokëulur nga Polonia, humbet me rezultat 4-1

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 22:57
Shqipëria kthehet kokëulur nga Polonia, humbet me rezultat 4-1

Shqipëria ka humbur sonte në Varshavë të Polonisë me rezultat 3-1. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-1. Fillimisht shënoi Lewandowski (13) për Poloninë për të barazuar Çikalleshi (25). Golat Buksas (44),  Grzegorz Krzychowiak (54) dhe Linetty (89) ia dhanë fitoren Polonisë

Shqipëria ka bërë një paraqitje të mirë në Varshavë sonte por që ka humbur me rezultat 4-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Shqipërinë, të cilët disa herë rrezikuan portën e polakëve.

Megjithatë, sulmuesi i njohur Robert Lewandowski do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 13-të. Ishte një gol i bukur i Lewandowskit me kokë pas një krosimi që u bë nga Glik.

Pas pësimit të golit, Shqipëria filloi që të sulmoi dhe ishin shumë më të mirë se sa Polonia.

Këto sulme ju shpaguan pasi që në minutën e 25-të Klaus Gjasula krosoi dhe gjeti shumë mirë në zonë Sokol Çikalleshin. Ky arriti që të dribloi dhe me të majtën e tij të shënoi një gol të bukur.

(Kosova Sot Online)