
Kampioni europian vetëm barazim me Bullgarinë

Italia ka barazuar me rezultat 1-1 me Bullgarinë. Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Chiesa (16) dhe barazoi Iliev (39) për Bullgarinë. Pavarësisht barazimit, Italia mbetet në vendin e parë me 10 pikë, 4 më shumë se Zvicra që është në vendin e dytë me gjashtë pikë. Por, Zvicra ka dy ndeshje më pak të zhvilluara
Kampioni i Euro 2020, Italia nuk ka arritur që të fitojë kundër Bullgarisë sonte në Firencë. Italia barazoi me rezultat 1-1.
Italianët e filluan shumë më mirë këtë takim duke ardhur të goli që në minutën e 15 të ndeshjes.
Ishte një aksion i bukur i skuadrës së Roberto Mancinit ku Chiesa do të godiste topin me të majtën e tij dhe do të zhbllokonte këtë sfidë.
Pavarësisht golit të pësuar, bullgarët nuk u dorëzuan.
Ata erdhën të goli në minutën e 39-të të pjesës së parë. Despodov arriti që të pasonte për Iliev që do të shënonte golin e barazimit për bullgarët.
Në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të pareshtura të italianëve nuk pati gol edhe pse shanse për shënim pati Immobile por që nuk i shfrytëzoi ato.
Në përgjithësi pjesa e dytë ishte shumë më e dobët se e para dhe në fund ishte një rezultat i merituar për të dyja skuadrat.
Kjo fitore e mban Italinë në vendin e parë me 10 pikë derisa Bullgaria mbetet me dy pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara dhe është në vendin e 4.
Ndeshjen e radhës Italia e luan kundër Zvicrës, të dielën më 5 shtator.
(Kosova Sot Online)