Anglia deklason Hungarinë në Budapest, kryeson e vetme Grupin I

  • A.P /
  • 02 September 2021 - 23:56
Anglia deklason Hungarinë në Budapest, kryeson e vetme Grupin I

Anglia e ka deklasuar Hungarinë në Budapest duke e mposhtur me rezultat 0-4. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Sterling (55) pastaj Kane (63), Maguire (69) dhe Rice (87). Anglia, e cila është edhe në grup me Shqipërinë, Poloninë, San Marinon dhe Andorrën nga katër ndeshje ka marrë 12 pikë dhe është në vendin e parë me 5 pikë më shumë se Polonia dhe Hungaria

Anglia ia ka treguar dhembët Hungarisë në pjesën e dytë duke ia shënuar asaj katër gola dhe duke vazhduar me formën e tyre perfektë në këtë kualifikime për Botëror.

Pjesa e parë ishte e qetë, me të dyja skuadrat që e kërkonin golin e epërsisë. Por, në pjesën e dytë anglezët ndizen motorët dhe shënuan katër gola.

Fillimisht ishte Raheem Sterling pas një pasimi të mirë që mori nga Mason Mount. Goli i parë erdhi në minutën e 55-të.

Ofensiva angleze vazhdoi dhe kësaj radhe Sterling do të ishte në rolin e asistuesit ku do të pasonte për Harry Kane që shënoi gol në minutën e 63-të.

Në golin e tretë patëm një show të dyshes mbrojtëse të Manchester United ku krosimin e Luke Shaw e shënoi me kokë Harry Maguire për rezultatin 0-3 në minutën e 69-të të ndeshjes.

Anglia filloi ta kontrolloi këtë ndeshje derisa golin e fundit në këtë mbrëmje në Budapest e shënoi Declan Rice pas asistimit të Jack Grealish.

(Kosova Sot Online)