Olmo arrin marrëveshje me Barcelonën

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 15:42
Olmo arrin marrëveshje me Barcelonën

Futbollisti ofanziv ka arritur marrëveshje personale pesëvjeçare me gjigantin katalunas. Tash, Barçës i mbetet të merret vesh me klubin e lojtarit, Leipzig

Dani Olmo ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë pesëvjeçare.

Përfaqësuesi spanjoll e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Leipzigu.

Tash i mbetet klubit “Blaugrana” që të arrijë marrëveshje me klubin gjerman për blerjen e 23 vjeçarit.

Olmo ishte pjesë e Kombëtares së Spanjës në Euro 2020. 


(Kosova Sot Online)