Milan publikon listën për Champions: Mbetën jashtë Conti, Castillejo dhe Pellegri

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 19:02
Milan publikon listën për Champions: Mbetën jashtë Conti, Castillejo dhe Pellegri

Milan ka publikuar listën e lojtarëve të regjistruar për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, me Andrea Conti, Samu Castillejo dhe Pietro Pellegri që kanë mbetur jashtë skuadrës

Trajneri Stefano Pioli ka zgjedhur lojtarët e tij për garën më prestigjioze në botë dhe Pellegri, i cili u kthye në skuadër pas një sezoni si i huazuar në Ligue 1, nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë garë.

Milan po përgatitet të bëjë rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve pas tetë viteve dhe është në Grupin B me Liverpoolin,  Atletico Madridin dhe FC Porton.

Skuadra e Milan për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve:

Portierë: Tatarusanu, Maignan, Plizzari, Desplanches, Jungdal

Mbrojtës: Calabria, Ballo-Tourè, Romagnoli, Hernandez, Kalulu, Tomori, Kjaer, Florenzi, Bakayoko, Gabbia, Stanga

Mesfushorë: Bennacer, Tonali, Brahim Diaz, Krunic, Saelemaekers, Di Gesù, Kessié, Robotto

Sulmues: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Rebic, Messias, Capone.

(Kosova Sot Online)