Kounde nuk i përgjigjet telefonatave të Sevillës, pasi ata nuk e shitën në Chelsea

  • A.P /
  • 03 September 2021 - 22:47
Kounde nuk i përgjigjet telefonatave të Sevillës, pasi ata nuk e shitën në Chelsea

Jules Kounde “është absolutisht i frustruar në Sevillën që nuk e shitën atë në Chelsea” dhe tani po i “injoron thirrjet nga Julen Lopetegui dhe drejtorit sportiv, Monchi

Jules Kounde raportohet se është “i inatosur” me klubin e tij Sevilla të cilët ndalën kalimin e tij në Chelsea gjatë kësaj vere.

Blutë deshën që ta kenë atë në mbrojtje në skuadrën e tyre gjatë këtij afati kalimtar por përpjekjet e tyre dështuan te skuadra spanjolle.

Sipas një podcast të Futbollit Spanjoll, francezi është absolutisht i inatosur me klubin që nuk e ka shitur atë në Chelsea. Kështu që ai nuk është duke ju përgjigjur telefonatave të drejtorit sportiv Monchi apo trajnerit të tij Julen Lopetegui.

Monchi tregoi që në ditën e fundit të afatit kalimtar nuk kishte ofertë nga Blutë dhe se më parë ata kishin refuzuar ofertën e parë.

“E vetmja e shkruar, oferta formale nga Chelsea erdhi të mërkurën rreth orës 5 pasdite”, kishte thënë Monchi.

“Ne nuk ishim të kënaqur me ofertën pasi që lidhej me shitjen e një lojtari në Chelsea. Ishte një shumë e mirë por që nuk përmbushte kriteret tona”.

“Ne nuk kemi biseduar më me Chelsea që nga e premtja në mbrëmje. Ne të gjithë vendosëm që ishte më e mira për Jules që mos të udhëtonte në Elche. Është normale për lojtarët pasi që preken nga lajme të tilla. Vitin e kaluar për të kishte interesim nga City, këtë vit nga Chelsea”.

Në fillim të afatit kalimtar ishte raportuar që klubi kishte arritur një marrëveshje në vlerë prej 42.7 milionë funte dhe ishte vetëm disa kushte personale me lojtarin për ta bërë transferin e mundshëm”.

Megjithatë, raportet tregojnë se Sevilla e kishte rritur klauzolën e 22 vjeçarit për 67 milionë funte, të cilët kampionët e Europës nuk kishin mundësi që ta përmbushnin.

Se Kounde është i inatosur u pa edhe të mërkurën në mbrëmje kur u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen e Francës për kualifikime në Botëror kundër Bosnjës.

Kounde u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 51-të në barazimin 1-1 pas një ndërhyrje të ashpër në mbrojtësin e Arsenalit, Sead Kolasinac. 


(Kosova Sot Online)