E pa Messin të veshur me jelek të fotografit, Dybala shkrihet së qeshuri

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 23:43
E pa Messin të veshur me jelek të fotografit, Dybala shkrihet së qeshuri

Paulo Dybala u pa duke qeshur me Leo Messin i veshur me një jelek fotografi dje pasi ndeshja mes Argjentinës dhe Brazilit ishte pezulluar.

Policia federale dhe autoritetet shëndetësore të Brazilit hynë në fushë për të ndaluar lojën vetëm pas shtatë minutash, pasi zbuluan se katër lojtarë të Argjentinës nuk iu bindën kufizimeve të vendosura për shkak të koronavirusit.

Njerëzit që kanë qenë në Angli, Afrikën e Jugut ose Indi nuk lejohen të hyjnë në vend, përveç nëse ata janë shtetas brazilianë ose kanë një qëndrim të përhershëm në vend.

Prandaj, ndeshja u pezullua duke krijuar një skandal të madh në të gjithë botën. Messi u përpoq të fliste me autoritetet braziliane, duke pyetur pse ata nuk ndërhynë më parë duke pasur parasysh se skuadra argjentinase kishte qenë në Brazil për tre ditët e mëparshme.

Bisedimet mes lojtarëve dhe autoriteteve vazhduan për disa minuta dhe ylli i ri i PSG foli me policët i veshur me një jelek fotografi. Sipas TycSports kjo sepse ai kishte ndërruar fanellën me Dani Alves brenda dhomës së zhveshjes, kështu që ai u kthye në fushë i veshur me gjënë e parë që gjeti brenda tunelit.

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, i cili ishte shok skuadre me Dani Alves në Juventus, vuri re Messin të veshur me jelekun e fotografit brenda dhomës së zhveshjes dhe nuk mund të ndalonte së qeshuri.


(Kosova Sot Online)