“Cristiano e shijoi” – Natacha pretendon se e kaloi një natë të zjarrtë me Ronaldon

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 09:44
“Cristiano e shijoi” – Natacha pretendon se e kaloi një natë të zjarrtë me Ronaldon

Modelja portugeze Natach Rodriguez pretendon se ka shkuar në shtrat një natë me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.

Rodriguez pretendon se, pas dy muajsh bisedimi me mesazhe, ajo dhe Ronaldo bënë seks jo shumë kohë pasi portugezi u takua me partneren e vet të tanishme, Georgina Rodriguez.

Ajo ka zbuluar edhe bisedat që i kishte bërë me Ronaldon, si dhe hollësi nga nata që e kishin kaluar së bashku.

“Ishte ora një pas mesnatës dhe ia dërgova atij një fotografi të të pasmeve të mia me mbishkrimin ‘Puthje e madhe’, në formë shakaje. Kurrë nuk mendoja se do të më përgjigjej. Por në orën 6 të mëngjesit, ai më shkroi mesazh dhe aty nisën gjërat”, tha Rodriguez për The Sun.

Gjërat mes tyre nisën më 2015, kur Ronaldo ishte ende në lidhje dashurie me Irina Shayk.

“Nuk mund ta besoja se po ecja në banesën e Cristiano Ronaldos. Zemra më rrihte shpejt, por ai ishte shumë i mirë dhe i ëmbël dhe më tha të ndihesha si në shtëpinë time”, tregoi ajo.

Më pas, ajo tregoi hollësi nga nata me Ronaldon: “I hoq këpucët dhe e laga veten me lëng, pastaj u ula pranë tij. Unë udhëhoqa pastaj, u ngriva në këmbë, i zhvesha pantallonat dhe u përkula për t’ia treguar atij të pasmet e mia. Ai m’i goditi dhe tha se i pëlqenin.”

Sipas Rodriguezit, Ronaldo i shkroi asaj përsëri pasi kishin bërë seks në mars të vitit 2017.

“Unë e shijova. Shihemi përsëri një ditë. Top sekret, të lutëm. Puthje”, ishte mesazhi që Ronaldo ia kishte dërguar asaj.

Ajo nënvizoi se Ronaldo e kishte shkëputur kontaktin me të plotësisht pastaj, duke e bllokuar në çdo platformë.

(Kosova Sot Online)