Tifozët polakë vërshëllyen anglezët gjatë gjunjëzimit shkaku i racizmit, ky ishte gjesti i Lewandowskit...

  • S.A /
  • 09 September 2021 - 09:43
Tifozët polakë vërshëllyen anglezët gjatë gjunjëzimit shkaku i racizmit, ky  ishte gjesti i Lewandowskit...

Lojtarët anglezët janë vërshëllyer nga tifozët e Polonisë pas uljes në gjunjë shkaku i racizmit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në “Katar 2020”.

Ashtu siç bënë në Hungari, lojtarët e Anglisë të gjithë u gjunjëzuan në Poloni të mërkurën mbrëma edhe përkundër se gjesti i tyre po kundërshtohet.

Lojtarët e Tre Luanëve u tallën me zë të lartë në Budapest për gjunjëzimin e tyre kundër diskriminimit racor dhe për fat të keq, e njëjta gjë ndodhi edhe në Varshavë.

Para incidentit pak sekonda para fillimit, tifozët e Polonisë kishin treguar një klasë duke duartrokitur himnin kombëtar të Anglisë.

Por, gjërat ndryshuan në mënyrë dramatike sapo lojtarët e Gareth Southgate u gjunjëzuan, me brohoritjet që vinin nga i gjithë stadiumi në kryeqytetin polak.

(Kosova Sot Online )