Lajme të mira për Arsenalin, kthehen White dhe Partey

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 18:40
Lajme të mira për Arsenalin, kthehen White dhe Partey

Mikel Arteta e ka mirëpritur kthimin e mbrojtësit anglez nga karantina, derisa mesfushori është rikuperuar nga lëndimin në gju

Arsenal ka marrë lajme të mira pasi që në skuadër janë kthyer në stërvitje të plota Ben White dhe Thomas Partey e ku mund të luajnë në ndeshjen kundër Norwich.  

Topxhinjtë, të cilët ende nuk kanë fituar ndonjë pikë në këtë sezon në Premier Ligë, do të presin në Emirates Stadium skuadrën e Milot Rashicës të shtunën.

Mikel Arteta duhet të gjejë rrugën e fitoreve aq me pak që dy transferët e shtrenjta të tij ende nuk e kanë treguar vetën deri tani.

Cili mund të jetë formacioni i Arsenalit kundër Norwichit?

Një lojtar që do të jetë gjithsesi në plan të startojë është 50 miilionëshi, mbrojtësi White, me anglezin që ishte jashtë formacionit për shkak se ishte testuar pozitiv me koronavirus.

Mohamed Elneny do të mungojë pasi që ka pësuar një lëndim në ndeshje me Kombëtare të Egjiptit, derisa Emile Smith Rowe nuk do të luajë për shkak të gripit që ka marrë me Anglinë U 21 – por ai mund të shërohet për ndeshjen e vikendit.

Granit Xhaka, pavarësisht se është i sëmurë me Covid-19, është i suspenduar dhe nuk do të mund të jetë në përballje me Norwichin derisa ai nuk do të mund të luajë as në tri ndeshjet e radhës.

Partey do të mund të jetë në vend të tij, me ganezin që është kthyer me kohë pasi që kishte munguar në fillim të sezonit shkaku i një lëndimi.

(Kosova Sot Online)