A po ndryshon karriera e Iscos pas ardhjes se Ancelottit

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 20:20
A po ndryshon karriera e Iscos pas ardhjes se Ancelottit

A do të arrijë ai që të jetë në formacionin startues për tri ndeshje radhazi

Pasi që luajti vetëm për dy minuta në ndeshjen e parë të Real Madridit kundër Alaves, Isco startoi për klubin në ndeshjen kundër Levantes dhe Real Betisit dhe mund të startojë kundër Celta Vigos të dielën.

29 vjeçari kurrë nuk ia ka dalë të startojë në tri ndeshje radhazi për Real Madridin prej janarit të vitit 2020, pasi që nuk ishte në formë në urdhrat e Zinedine Zidane gjatë sezonit 2020/21, duke startuar vetëm në 8 ndeshje nga 38 sa janë në ligë.

Isco duket se do të jetë në formacion të Carlo Anvelotit këtë vikend, pasi që është stërvitur shumë gjatë ndeshjeve të Kombëtarëve në qendrën stërvitore të klubit.

Në anën tjetër, Toni Kroos mbetet jashtë për shkak të lëndimit dhe Luka Modric po ashtu ka një problem me lëndime.

Isco është, në fakt, duke e shijuar suksesin e tij më të madh në ligën spanjolle që prej sezonit të vitit 2017/18, duke luajtur 139 minuta në tri ndeshjet e tij të para.

Ky sezon, pra para katër viteve më parë, ishte më i miri për Iscon, me spanjollin që kishte startuar 21 ndeshje.

Një gjë është e sigurt që jeta e Iscos në Real Madrid ka ndryshuar për së miri pas ardhjes në drejtim të skuadrës se Ancelottit.

Ndeshja e tij kundër Levantes na rikujtoi atë çfarë është në gjendje të bëjë Isco, me një rikthim në Santiago Bernabeu të diellën, ai do ta këtë mundësinë që të tregojë edhe më shumë para tifozëve vendas në fanellën e Los Blancos.

Gjatë afatit të verës është raportuar se ai është i hapur për t’u larguar për një klub tjetër, pasi që nuk kishte sukses nën Zidane, por prezenca e Ancelottit duket se është frytdhënëse për të. 


(Kosova Sot Online)