Sa shumë ka ndryshuar Manchester United dhe Premier Liga prej largimit të Cristiano Ronaldos

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 20:18
Sa shumë ka ndryshuar Manchester United dhe Premier Liga prej largimit të Cristiano Ronaldos

Sulmuesi portugez është kthyer në Old Trafford këtë verë dhe ai pritet që të debutojë nesër për herë të dytë me fanellën e Djajve të Kuq kundër Newcastle

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Old Trafford pas 12 viteve kur luajti ndeshjen e fundit si lojtar i Manchester United, e që ishte një humbje e tij në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës më 27 maj 2009.

Kanë kaluar më shumë se 4488 ditë që nga paraqitja e tij e fundit për Djajtë e Kuq, me të cilët ai kishte fituar tri Premier Liga, një FA Cup, dy Carabao Cup, një Community Shield, një Ligë të Kampionëve, një Botëror të Klubeve, një Këpucë të Artë dhe një Top të Artë.

Para se t’i bashkohet Real Madridit, Ronaldo kishte shënuar 118 gola dhe kishte bërë 69 asiste në 292 ndeshje për Manchester United. Sir Alex Ferguson e kishte shndërruar atë në një sulmues të klasit botëror

Pas pothuajse dy dekadash pas paraqitjes se tij të parë me klubin, kapiteni i Portugalisë është rikthyer në Old Trafford për ta gjetur një skuadër dhe një Premier Ligë që ka ndryshuar shumë në 12 vitet e fundit.

Dalja në skenë e Manchester City

Në sezonin e tij të fundit në Old Trafford, Ronaldo udhëhiqte me Manchester United në Premier Ligë dhe zakonisht i dominonte të dy derbit kundër Manchester City, e cila skuadër ka shkëlqyer pas largimit të yllit portugez.

Blutë e Manchesterit kanë investuar shumë para në lojtarë të klasit botëror, të atillë si: Carlos Tevez, Sergio Aguero, David Silva dhe Kevin De Bruyne, derisa ata kanë fituar pesë tituj të Premier Ligës, dy FA Cup, gjashtë Carabao Cups dhe tri Community Shields para se të largohej Ronaldo.

Në të njëjtën kohë, Manchester United pa Ronaldon ka fituar vetëm dy tituj të Premier Ligës, një FA Cup, dy Carabao Cup, tri Community Shields dhe një Europa Ligë gjatë periudhës së njëjtë.

Djajtë e Kuq në këtë kohë tri herë nuk kanë arritur që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe ata nuk kanë fituar asnjë trofe prej vitit 2017.

Brexit dhe muskujt financiar të Premier Ligës

Pavarësisht se Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Europian dhe skuadrat po përballën me probleme financiare shkaku i pandemisë Covid-19, klubet e Premier Ligës kanë vazhduar që të tregojnë muskujt e tyre financiare, sidomos prej fitimeve nga të drejtat televizive.

Manchester United e kishte dominuar Premier Ligën për 12 vite bashkë me Chelsean e Roman Abramovich, Liverpoolin e Rafa Benitezit dhe Arsenalin e Arsene Wengerit, që ishin rivalët kryesor në ligë.

Pas largimit të Ronaldos në Real Madrid më 2009, Topxhinjtë kanë dështuar të tregojnë vlerat e tyre, Tottenham Hotspur janë bërë pjesë e të ashtuquajtur “Big 6” dhe Leicester City ka arritur që ta fitojë një titull të Premier Ligës.

Mallkimi i numrit 7

Që prej largimit të 36 vjeçarit, numri 7 në Manchester United i është dhënë disa lojtarëve si: Michael Owen (2009-12), Antonio Valencia (2012-14), Angel Di Maria (2014-15), Memphis Depay (2015-17) dhe Alexis Sanchez (2017-19), por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të tregojë ndonjë gjë në Old Trafford.

Edinson Cavani ishte lojtar i fundit që e kishte veshur fanellën me numrin e supozuar të mallkuar ku ai shënoi 17 gola në 39 paraqitje në sezonin e fundit para se ta kthente këtë numër përsëri të Ronaldo.

Vuajtje për rezultate pa Fergusonin në timon të skuadrës

Trajneri skocez e kishte kthyer Manchester United në njërin prej klubeve më të suksesshme në Premier Ligë, para se të largohej nga Djajtë e Kuq më 2013, ku lajmëroi pensionimin e tij.

Që nga largimi i tij, United nuk ka arritur që ta fitojë një titull të ligës, derisa hera e fundit që ata kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve ishte viti 2011, ku ata arritën që të shkojnë në finale.

Në të njëjtën kohë, ata kanë investuar më shumë se 1.35 miliard euro në transfere, derisa as trajner si: David Moyes, Louis van Gaal dhe Jose Mourinho nuk arritën që t’i sjellin atyre trofe të ligës apo Ligës së kampionëve.

Statistikat e Ronaldos dhe golat

Ronaldo ishte 24 vjeç kur u largua nga Old Trafford dhe ai nuk është i njëjti pasi që tani është një sulmues me më përvojë dhe u kthye në ish klubin e tij këtë verë.

Gjatë qëndrimit të tij në Real Madrid, Ronaldo shënoi 451 gola në 438 paraqitje duke u bërë top golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, derisa kishte një mesatare prej 1.03 gola për ndeshje.

Portugezi shënoi 33 gola edhe në sezonin më të dobët për Los Blancos derisa kishte shënuar 60 dhe 61 gola në sezonin 2011/12 dhe 2014/15 respektivisht.

Pasi kishte fituar 15 trofe me Real Madridin, përfshirë katër Liga të Kampionëve, pas nëntë sezoneve ai largohet në Juventus për të cilën skuadër ai shënoi 101 gola në 138 ndeshje.

Në të njëjtën kohë, Cristiano inspiroi Portugalinë për ta fituar Euro 2016 dhe u rikthye në Premier Ligë si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit (786 gola), me Portugalinë dhe futbollin me Kombëtare (111 gola), Ligën e Kampionëve (135 gola) dhe Kampionatin Europian (14 gola). 

(Kosova Sot Online)