Odegaard synon ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me Arsenalin

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 21:51
Odegaard synon ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën me Arsenalin

Norvegjezi është transferuar në klubin e kryeqytetit anglez në startin e tyre më të keq të sezonit, por ai shpreson që të fitojë shumë trofe me bardhë e kuqtë e Londrës në të ardhmen

Martin Odegaard ka për qëllim që ta ndryshojë të ardhmen e Arsenalit, pasi që synon që me këtë skuadër ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.

Norvegjezi u transferua tërësisht në klubin e Londrës Veriore këtë verë pas një huazimi të suksesshëm në sezonin e kaluar nga Real Madridi, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Ai arriti në klub në sezonin me startin me të keq në historinë e këtij klubi, me Topxhinjtë që janë në fund të tabelës pa asnjë pikë nga tri ndeshje – por 22 vjeçari ka theksuar se ka shpresa të mëdha për klubin kuq dhe bardh dhe të ardhmen e tij.

“Ta ngriti klubin sa më lart në tabelë, në krye të ligës dhe të luftojë për trofe në Europë”, ka thënë Odegaard për Sky Sports kur është pyetur për qëllimet e tij me Gunners.

“Për këtë sezon, natyrisht ne do të kthehemi në futbollin në Europë dhe pastaj, shpresoj me kohë, të fitojmë trofe, Ligën e Kampionë dhe Premier Ligën brenda disa viteve”.

“Kjo është ajo që kërkohet nga ky klub, ky është standard”


(Kosova Sot Online)